Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Gjakoset derbi, tifozët e Tiranës dhe Partizanit përleshen para ndeshjes

Nga A2 CNN
29 Shtator 2019, 18:15 | Futboll

Pak minuta nga nisja e derbit Tirana – Partizani, u shënua incidenti i parë mes dy tifozerive.

Tifozët e të dy skuadrave janë përleshur, pasi kanë arritur çajnë rrethimin e rojeve të sigurisë në “Selman Stërmasi” dhe kanë zbritur në fushë. Me stadiumin e mbushur plot, ka qenë e vështirë për rojet e sigurisë që të ndalojnë përshkallëzimin e dhunës, ku dhjetëra tifozë të Tiranës janë parë të vrapojnë drejt sektorit të tifozëve të Partizanit.

https://youtu.be/_YJdBwiwiFI

Në fushë janë futur edhe disa forca policie ndërsa në një video të siguruar nga A2, shihen tifozët e Tiranës që largohen për t’u rikthyer në vendet e tyre, kurse ata të Partizanit shkulin disa ndenjëse dhe i hedhin në drejtim në fushës.

Pas incidentit, janë shtuar forcat e policisë brenda stadiumit, për të parandaluar veprime të tjera të dhunshme nga të dy palët. Tifozët e të dy skuadrave janë përleshur shpesh me njëri-tjetrin edhe në rrugët e qytetit, ndërsa nuk humbasin ndeshje për të “goditur” kundërshtarët me pankarta ironike.

Me fillimin e ndeshjes sherri ia ka lënë vendin fishekzjarrëve, koreve ofenduese dhe pankartave. Ndërkohë, në tribunën kryesore, nuk kanë munguar edhe tifozët VIP, si Zëvendëskryeministri Erion Braçe, tifoz i flakë i Partizanit, Guvernatori i Bankës Gent Sejko, por edhe Presidenti i FSHF, Armand Duka dhe sportisti Florian Marku.

https://a2news.com/2019/09/29/dhune-fishekzjarre-dhe-pankartat-e-zakonshme-derbi-ne-foto/

A2 CNN Livestream

Dita jonë