Kryeministri Rama nxjerr foto nga punimet në Gjirokastër: Vijon puna për rilindjen e qytetit

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale disa foto nga punimet që po bëhen në qytetin e Gjirokastrës në kuadër të projektit të “Rilindjes Urbane”. Në foto shihen punimet që po kryen në rrugët me kalldrëm të qytetit të gurtë dhe investimet e tjera të parashikuara.

Kreu i qeverisë shkruan se rritja e vizitorëve në qytetin turistik po mbush bujtinat plot shije dhe po rrit punësimin dhe ekonominë e banorëve të zonës.

Postimi i Kryeministrit Edi Rama

“Vijon papushim puna për rilindjen e Gjirokastrës, ku rritja e konsiderueshme e numrit të turistëve dhe transformimi i vazhdueshëm i shtëpive të vjetra, në bujtina plot shije e ngrohtësi, po ndryshon ekonominë e familjeve e po rrit punësimin”

Shkarkoni aplikacionin e A2