Kurz drejt fitores në Austri, por do t’i duhet koalicion

Publikuar më: 29/9/2019, ora 20:38
merlin 161569392 3385632a e8de 4f73 aa64 50196d5986e4 superJumbo 1024x665

Kurz drejt fitores në Austri, por do t’i duhet koalicion

Publikuar më: 29/9/2019, ora 20:38

Lideri i konservatoreve austriakë, Sebastian Kurz është fituesi i zgjedhjeve parlamentare të së dielës. “Exit poll”-et e shpallin partinë e drejtuar prej tij, Partia e Popullit, fituese me 37,2% të votave, ndjekur nga Social Demokratët me 22%.

“Jemi të kënaqur me parashikimet”, u shpreh ai para se të votonte në zonën e tij në Vjenë. “Kemi një qëllim si parti, që të dalim të parët në zgjedhje duhet ta përmirësojmë rezultatin e zgjedhjeve të mëparshme”.

Por edhe pse zotëron shumicën e votave, Kurz nuk mund ta krijojë i vetëm Qeverinë e për këtë do t’i duhet mbështetja e partive të vogla, si Partia e Lirisë, apo të Gjelbrit. Ndër analistë flitet ndërkohë edhe për një koalicion të mundshëm me Social Demokratët e renditur të dytët gjithnjë nën orientimin e partisë së 33-vjeçarit.

Zgjedhjet e parakohshme në Austri erdhën si pasojë e video skandalit të liderit të Partisë së Lirisë, Heinz-Christian Strache, bashkëqeverisës me Kurz, ku i premtonte disa aktorëve rusë të paraqitur

si biznesmenë lehtësira në tenderë nëse investonin në fushatën e partisë së tij në zgjedhje. Ky skandal i dha akoma më tepër pikë Kancelarit austriak, që në zgjedhjet e së dielës, sipas parashikimeve, ka arritur të marrë 6% më shumë të votave, krahasuar me ato të vitit 2017.