Përshkallëzohen protestat në Hong Kong, policia përdor plumba gome

Publikuar më: 29/9/2019, ora 11:41

Përshkallëzohen protestat në Hong Kong, policia përdor plumba gome

Publikuar më: 29/9/2019, ora 11:41

Është kthyer e dhunshme protesta e radhës në Hong Kong, ku protestuesit janë përleshur ashpër me policinë, e cila, kohët e fundit është përballur dhe me akuza për dhunë të pajustifikuar.

Efektivët e policisë përdorën gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj protestuesve që i sulmuan me bomba artizanale dhe mjete të forta në protestën e së dielës. Protestat e ditëve të fundit mund të konsiderohen si më të dhunshme në tre muaj manifestime kundër qeverisë.

Fusha të vërteta “beteje” pati në distriktin e dyqaneve në gjirin “Causeway” dhe në zonën ku ndodhen shumë ndërtesa qeveritare në distriktin Admiralty. Qindra protestues u vunë në pranga.

Manifestime të mëdha pritet të mbahen më 1 tetor, datë kjo kur festohet dhe Dita Kombëtare e Kinës.