Trump mesazh për amerikanët: Demokratët duan të më ndalojnë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka reaguar në rrjetet sociale për mundësinë e nisjes së debatit për shkarkimin e tij për çështjen e Ukrainës.  Në një mesazh të lëshuar së fundmi në Twitter, kreu i Shtëpisë së Bardhë shkruan se demokratët po bëjnë gjithçka për ta penguar.

“Demokratët duan të më ndalin sepse unë po luftoj për amerikanët. Ajo që po ndodh është mashtrimi më i madh në historinë politikë të Amerikës. Demokratët duan që t’iu heqin gjithçka. Nuk mund ta lejojmë këtë që të ndodhë”, shkruan presidenti amerikan Trump.

Donald Trump akuzohet kohët e fundit se ka bërë presion mbi liderin ukrainas në mënyrë që Kievi të fillonte një hetim mbi demokratin Joe Biden dhe djalin e tij Hunter, i cili ka qenë anëtar bordi i një shoqërie gazi në Ukrainë.

Shkarkoni aplikacionin e A2