Universitetet në rrethe, infermieria më e kërkuara, pak interes mësuesia

Pas përfundimit të fazës së parë të regjistrimit të maturantëve në universitete është përcaktuar edhe trendi i preferencave të brezit të ri për të vijuar arsimin e lartë.

Në universitetet kryesore në rrethe konstatohet një rritje e ndjeshme e interesit dhe e regjistrimeve për degën e infermierisë, ndërsa është ulur ndjeshëm interesi për degët si mësuesi apo gjuhët e huaja

Nëse edhe pas fazës së dytë të regjistrimeve do të mbetet i ulët numri i regjistrimeve në degët e lartë përmendura, atëherë nuk përjashtohet mundësia që disa prej tyre të mbyllen. Edhe pse stafet akademike shprehin besimin se asnjë degë nuk do të mbyllet.

Shkarkoni aplikacionin e A2