613 kg kokainë, Gjykata pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar nga Arbër Çekaj – A2

613 kg kokainë, Gjykata pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar nga Arbër Çekaj

cekaj gjykate 1100x620

Gjykata për Krimet e  Rënda çeli shqyrtimin gjyqësor për Arbër Çekajn, Armando Pezakun dhe Donaldo Lushajn, të akuzuar për trafikimin e 613 kg kokaine nga Kolumbia në Shqipëri.

Në seancën e sotme, Çekaj u paraqit për herë të parë para gjykatës, pasi u ekstradua nga Gjermania.

Në kërkesën për gjykim prokurori tha se Çekaj kishte rolin e garantorit të transportit të kokainës. Ndërsa dy të bashkëpandehurit e tjerë ishin të besuar të tij dhe kishin si rol tërheqjen e saj nga Porti i Durrësit.

Gjykata për Krimet e Rënda pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar nga Arbër Çekaj dhe dy të bashkëpandehurit. Seanca e radhës, ku pritet të dëgjohen konkluzionet përfundimtare të prokurorisë, do të zhvillohet në 15 tetor.