Aksioni i IKMT në Radhimë, tensionohet situata me banorët, shoqërohen në polici

Tensionohet situata në Radhimë, pasi ka patur përplasje mes disa banorësh dhe IKMT, e cila ka nisur punën për prishjen e disa objekteve përgjatë bregdetit të Vlorës.

Forca të shumta policie tC FNSH kanë mbërritur në mbështetje të IKMT, për faktin se kishte informacion se pronarët e këtyre objekteve përgjatë bregdetit të Radhimës do të kundërshtonin me forcë prishjen e bizneseve të tyre.

Janë 60 të tilla që janë në plan për t’u prishur dhe për t’i lënë hapësirë plazheve publike.

Edhe pse fillimisht situata u paraqit e qetë, më vonë u tensionua nga mbërritja e dhjetëra personave që kërkojnë të bllokojnë aksionin shtetëror, si dhe të njihen me arsyet e tij.  

Ndërkohë, disa nga protestuesit janë shoqëruar në Polici, për rezistencën ndaj forcave të rendit.

Janë 60 të tilla që janë në plan për t’u prishur dhe për t’i lënë hapësirë plazheve publike.

Shkarkoni aplikacionin e A2