Akuzat për shpërdorim detyre, Mazniku: Vetëm e vërteta i mund lajmet “fake”

Në Prokurorinë e Tiranës janë thirrur për të dëshmuar nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku dhe ish-ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi. Dy zyrtarët dolën para prokurorëve pas verifikimit të nisur nga organi i akuzës për shpërdorim detyre.

Mazniku u paraqit rreth orës 10:00 për të sqaruar pozicionin e tij në lidhje me akuzat e pretenduara Partia Demokratike për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për disa bileta hoteli të paguara nga biznesmenë në emër të zyrtarit të bashkisë, pas një udhëtimi të tij në Barcelonë.

Përpara gazetarëve, Mazniku u shpreh: “Gjëja më e mirë për të bërë për të gjithë baltëhedhësit dhe gjobëvënësit është që t’i japin drejtësisë informacionin më të drejtë dhe pastaj t’i japin mundësinë që të shprehet. Vetëm e vërteta e mund zhurmën dhe baltën”.

Shkarkoni aplikacionin e A2