Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Akuzat për shpërdorim detyre, Mazniku: Vetëm e vërteta i mund lajmet “fake”

Nga A2 CNN
30 Shtator 2019, 12:17 | Politikë
Akuzat për shpërdorim detyre, Mazniku: Vetëm e vërteta i

Në Prokurorinë e Tiranës janë thirrur për të dëshmuar nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku dhe ish-ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi. Dy zyrtarët dolën para prokurorëve pas verifikimit të nisur nga organi i akuzës për shpërdorim detyre.

Mazniku u paraqit rreth orës 10:00 për të sqaruar pozicionin e tij në lidhje me akuzat e pretenduara Partia Demokratike për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për disa bileta hoteli të paguara nga biznesmenë në emër të zyrtarit të bashkisë, pas një udhëtimi të tij në Barcelonë.

https://a2news.com/2019/09/30/dyshimet-per-shperdorim-detyre-peleshi-ne-prokurori/

Përpara gazetarëve, Mazniku u shpreh: “Gjëja më e mirë për të bërë për të gjithë baltëhedhësit dhe gjobëvënësit është që t’i japin drejtësisë informacionin më të drejtë dhe pastaj t’i japin mundësinë që të shprehet. Vetëm e vërteta e mund zhurmën dhe baltën”.

https://a2news.com/2019/09/04/shperdorim-detyre-prokuroria-verifikon-3-eksponente-te-mazhorances/

A2 CNN Livestream

Dita jonë