
Bilanc tragjik nga përmbytjet në Indi, mbi 100 viktima
Shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje vdekjeprurëse në disa zona të Indisë.
Autoritetet njoftuan se mbi 100 persona kanë humbur jetën vetëm në provincën e Bihar dhe Uttar Pradhesh.
Bilanci mund të jetë edhe më tragjik, pasi shumë vetë raportohen të zhdukur. Mediat kanë publikuar imazhe dramatike të vërshimeve të ujit në zonat urbane.
Trenat, spitalet dhe shkollat kanë ndërprerë shërbimet e tyre në provincat e prekura, ndërsa për shkak të nivelit të lartë të ujit është ndërprerë dhe energjia elektrike.
Rrugët janë shndërruar në lumenj dhe në to mund të lëvizet vetëm me mjete lundruese.