Bloomberg: BE do të autorizojë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Bashkimi Evropian, me shumë gjasë, do të autorizojë çeljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në 15 tetor, me shpresën se perspektiva do të ndihmojë për ankorimin e kontinentit ballkanik në Perëndim.

Bloomberg mbështetet për këtë konstatim tek një draft-deklaratë e cila qarkullon në Bruksel prej së premtes e që ka rënë në dorë të medias. Sipas Bloomberg, në komunikatë thuhet: “Në vazhdën e progresit të shënuar sa i përket reformave, Këshilli i Ministrave të BE vendos hapjen e negociatave të anëtarësimit me qeverinë e Tiranës dhe Shkupit”.

Por, ndërsa teksti mund të ndryshojë, shton Bloomberg, një draft-deklaratë e mëhershme, e parë gjithashtu nga media, nuk e përfshinte rekomandimin për çeljen e bisedimeve.

Bloomberg kujton se kundërshtitë e Francës, Holandës, Gjermanisë dhe Danimarkës bënë që dy vendet të mos e merrnin dritën jeshile në qershor. Edhe pse negociatat zgjasin për disa vite, e madje dhe dekada si në rastin e Turqisë, nisja e procesit do të ishte një fitore për qeverinë e Maqedonisë së Veriut, vijon më tej media amerikane. 

Shkarkoni aplikacionin e A2