“Bombardim” me fishekzjarre, u rrezikuan 1 500 tifozë

Njoftimi i policisë për personat e shpallur në kërkim pasi mbushën gropa me lëndë piroteknike, konfirmoi skenarin e rrezikshëm të përgatitur dhe që mund të shndërrohej në tragjedi.

Të parët që akuzuan ishin grupimi i organizuar i Partizanit, “Ultras Guerrils”. “Gjesti me fishekzjarrë shkon shumë larg, deri në rrezikimin fizik të mbi 1 500 vetave në tribunë, mes tyre fëmijë, të moshuar dhe vajza. Për këtë gjest organizatorët do mbajnë përgjegjësi shumë të madhe”, shkruhej në reagimin e tifozëve të kuq.

Mbeten dyshimet se lënda piroteknike e fshehur në gropa nga tifozët e Tiranës ishte e drejtuar nga tribuna ku qëndronin tifozët e Partizanit. Synimi ishte që nëpërmjet fishekzjarrëve të digjej baneri i grupimit rival, pa marrë parasysh faktin se situata mund të dilte jashtë kontrollit, deri në rrezikimin e jetës së mbështetësve kundërshtarë.

Shkarkoni aplikacionin e A2