“Do të marrim masa”, Refik Halili gjen fajtorët e humbjes në derbi

Nëse përpara derbit rrezikonte pankinën trajneri i Partizanit, tashmë është trajneri i Tiranës, Ardian Mema ai që nuk e ka të sigurtë vendin e punës.

Në përfundim të ndeshjes që u fitua me rezultatin 2-1 nga të kuqtë, Presidenti i bardhebluve paralajmëroi se do të merren masa.

“Kampionati është i gjatë. Ishte një ndeshje që kisha bindjen se do ta fitonim, por nuk ishte fati. Problemin do ta shikojmë te drejtuesit. Do të marrim masa. Ndoshta do të ketë edhe lojtarë që do të luajnë me ekipin B dhe nuk do të luajnë më për ekipin e parë siç luajtën sot”, deklaroi Halili.

Shkarkoni aplikacionin e A2