Dyshimet për shpërdorim detyre, Peleshi në Prokurori

Ish-Zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Tiranës, për të dëshmuar në lidhje me aludimet për shpërdorim detyre, pasi në kohën kur ushtronte detyrën e ministrit të Bujqësisë ka firmosur zhbllokimin e insekticidit “Silicon MIX”, një preparat ky që përdoret tek frutat dhe perimet, por që ka pasoja të dëmshme për shëndetin e njerëzve.

Hetimet ndaj Peleshit nisën pas kërkesës së Kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku, e cila më 4 shtator i dërgoi një shkresë Prokurorisë së Tiranës, për ta vënë në dijeni të disa materialeve që sipas saj ngrenë dyshime se ish-ministri ka shpërdoruar detyrën.

Shkarkoni aplikacionin e A2