Është 61 vjeç dhe ndjehet më në formë se kur ishte 30

Ajo është një fanatike e fitnesit dhe pretendon se tani që ka mbushur 60 vjeç duket më mirë se çdo herë tjetër madje edhe kur ka qenë 30 vjeç. 61 vjeçarja Bobbi Parker Hall tregon sekretin e saj dhe dietën që ka përdorur që mund të transformojë trupin tuaj në çdo moshë.

Bobbi shprehet se ushqimet e shëndetshme dhe fitnesi e kanë ndihmuar atë për të formuar fizikun e saj, por shton se i gjithë sekreti fshihet tek trajnimet me peshat të cilat e kanë ndihmuar sipas saj në transformimin rrënjësor të trupit.

Nëna e dy fëmijëve tregon se kur ishte në moshën 50 vjeçare u mundua shumë për të humbur peshë dhe bënte pafund ushtrime kardio, por prapë rezultatet nuk ishin të pritshmet. Bobbi filloi të shihte ndryshime rrënjësore vetëm pasi shtoi ushqimin dhe peshat në rutinën e saj të përditshme në palestër dhe mendon se tani duket më mirë se kur ishte në moshën 30 vjeçare.

Shkarkoni aplikacionin e A2