FIFA merr vendimin për Emiliano Sala, Cardiff do të paguajë 6 mln euro

Futbollisti argjentinas, Emiliano Sala, humbi jetën tragjikisht më 21 janar kur avionin me të cilin ai po fluturonte u rrëzua në brigjet e Britanisë së Madhe.

Një çështje e madhe u hap pas ngjarjes së rëndë mes skuadrave të Nante-s dhe Cardiff City, pasi lojtari po transferohej në Premier League. Por tashmë, kur kanë kaluar disa muaj nga aksidenti, FIFA ka marrë vendimin që Cardiff City t’i paguajë 6 milionë euro klubit francez.

Komiteti i Statusit të Lojtarit në FIFA ka vendosur që Cardiff të paguajë 6 milionë euro, shumë e cila korrespondon me këstin e parë të marrëveshjes së transferimit të dy klubeve për lojtarin e ndjerë.

Megjithatë, pasi të marrin një kopje të arsyetimit të këtij vendimi, skuadrat kanë të drejtën e apelimit në CAS.

Shkarkoni aplikacionin e A2