Kina, gati të ekspozojë raketën që arrin në SHBA për 30 minuta

Publikuar më: 30/9/2019, ora 15:38

Kina, gati të ekspozojë raketën që arrin në SHBA për 30 minuta

Publikuar më: 30/9/2019, ora 15:38

Kina po përgatitet të zhvillojë të martën një paradë ushtarake, ku do të ekspozohet arsenali i armëve që po zhvillohet me shpejtësi gjatë viteve të fundit.

Më shumë se 15 mijë trupa, pothuajse 600 pajisje ushtarake, si dhe 160 avionë do të paraqiten në këtë paradë madhështore. Madje, mund të ekspozohet edhe një raketë, e cila mund të arrijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mbushje bërthamore brenda 30 minutave.

“Dongfeng 41” është një nga armët reja, e cila sipas mediave kineze, do të zbulohet gjatë paradës që shënon 70 vjetorin e Partisë Komuniste.

Raketa “Dongfeng-41”, thuhet se ka rrezen më të gjatë të çdo rakete balistike në botë. Raketa mund të arrijë në një distancë prej 12 mijë kilometrash dhe mund të mbajë deri në 10 mbushje bërthamore. Kjo armë mund të arrijë një shpejtësi prej më shumë se 12 mijë kilometrash në orë.

Ushtria kineze është më e madhja në botë me 2 milionë trupa dhe ka buxhetin e dytë më të madh pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.