Kongresi i Lushnjës, opozita parlamentare propozon 21 Janarin festë kombëtare

Opozita parlamentare ka propozuar që 21 janari të shpallet festë kombëtare si dita e nisjes së punimeve të Kongresit të Lushnjës në vitin 1920.

Ky propozim i është propozuar Kuvendit, ndërsa është firmosur nga 22 deputetë të opozitës.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse do të miratohet ky propozim, duke pasur parasysh se në memorien e afërt kjo datë të kujton 4 protestuesit që mbetën të vrarë në bulevard gjatë protestës së opozitës në vitin 2011.

Kongresi i Lushnjes i zhvilloi punimet nga 21-31 janar të vitit 1920, në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.

Shkarkoni aplikacionin e A2