Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Luhet River-Boca, blindohet Buenos Airesi

Nga A2 CNN
30 Shtator 2019, 11:55 | Futboll
Luhet River-Boca, blindohet Buenos Airesi

Më pak se një vit pas finales historike dhe rokamboleske të Kupës Libertadores, që nisi në Argjentinë dhe përfundoi në Spanjë, River Plate dhe Boca Juniors do të përballen sërish me njëri-tjetrin të martën (në orën 02:30 të së mërkurës me orën shqiptare) në gjysmëfinalet e Kupës Libertadores.

River do të jetë pritës në ndeshjen e parë, ndërsa në 22 tetor do të jetë Boca skuadra vendase.

Autoritetet kanë marrë masa të jashtëzakonshme për ndeshjen e parë në Monumental. Do të jenë 2000 efektivë policie që do të ruajnë rendin përpara, gjatë dhe pas ndeshjes. Gjithashtu, autobusi i Boca Juniors do të jetë i blinduar, në mënyrë që t’i rezistojë gurëve dhe objekteve të tjera që mund të hidhen në drejtim të tij nga tifozët e River.

Në shumë rrugë të Buenos Airesit nuk do të lejohet kalimi derisa skuadra e Boca Juniors të arrijë në stadium.

https://a2news.com/2018/12/10/river-plate-triumfon-ne-superclassico-mposht-3-1-rivalet-e-boca-jr/

Në stadium do të jenë vetëm 70 000 tifozë vendas. Të gjitha biletat janë shitur dhe ka pasur një fitim rekord prej 2 milionë eurosh.

Finalja e dytë e Kupës Libertadores e sezonit të shkuar u anulua për shkak të agresionit të tifozëve të Riverit ndaj autobusit të ekipit të Boca Juniors. Më pas, për arsye sigurie, u vendos që kjo finale të luhej në “Santiago Bernabeu” të Madridit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani