Luiza Gega del pa medalje në Botërorin e Atletikës, por vendos rekord kombëtar

Luiza Gega nuk ia ka dalë dot të marrë një medalje në Botërorin e Atletikës në Doha të Katarit por ka zhvilluar një garë të mirë dhe duhet të ndjehemi krenarë për të pasi është shqiptarja e parë që merr pjesë në një finale.

Atletja u rendit e 9-ta në finalen e 3000 metrave me pengesa me kohën 9 minuta 19 sekonda e 93 të qintat duke u përmirësuar ndjeshëm në krahasim me garën kualifikuese dhe vendosur një rekord të ri kombëtar

Medaljen e arit në këtë garë e fitoi keniania Beatrice Chepkoec, e dyta u rendit amerikania Coburn ndërsa e treta në finish arriti gjermania Crause.

Atletja shqiptare u kualifikua në finale me kohën 9 minuta 28 sekonda e 32 të qintat.

Shkarkoni aplikacionin e A2