“Mafia më largoi nga Milani”

Në Itali kanë shkaktuar shumë debat deklaratat e një ish-futbollisti të Milanit.

Bëhet fjalë për Taribo West, nigeriani i cili në Serinë A ka luajtur për Interin (1997-1999) dhe Milanin (1999-2000).

Në një intervistë për “Score Nigeria”, ish-mbrojtësi u shpreh se largimi i tij nga kuqezinjtë nuk kishte të bënte aspak me aspektin sportiv.

“Mafia bëri çdo gjë që të më largonte nga Milani. I thanë shtypit se isha i dëmtuar dhe doktorët thanë të njëjtën gjë, por kjo nuk ishte e vërtetë. Doktorët u korruptuan”, theksoi West.

Sipas tij, “për ata ishte e pamendueshme që një futbollist afrikan t’i zinte vendin veteranëve”, duke iu referuar futbollistëve si Maldini dhe Costacurta.

Shkarkoni aplikacionin e A2