Një hetim ka nisur ndaj disa ushtarëve spanjollë pasi u shfaqën në foto duke pirë birrë, ndërsa i kishin lënë armët e tyre në tokë.
Ushtarët u fotografuan të shtunën në Villafranca del Penedes teksa ishin kthyer nga një stërvitje në veri të Francës. Një zëdhënës i ushtrisë tha të hënën se ka nisur një hetim, ndërsa la të kuptohet se do të ketë masa disiplinore nëse do të konfirmohet se ushtarët po konsumonin birrë teksa mbanin edhe armët e rënda.
Gjithashtu, ushtarët janë fotografuar brenda në një supermarket me armët në shpinë.