Në Pashaliman nuk mund futesh orar pa orar, reagon Ministria e Mbrojtjes – A2

Në Pashaliman nuk mund futesh orar pa orar, reagon Ministria e Mbrojtjes

MB reagimi i Pashalimanit frame 0 1100x620

Në lidhje me protestën e organizuar nga biznesmenët që operojnë në Karaburun ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes.

Sipas kësaj të fundit, fasha e orarit për këta biznesmenë nuk ka ndryshuar dhe se kufizimi nga ora 8:00 deri në orën 17:00 për periudhën e dimrit dhe nga ora 8:00 deri në orën 20:00 për periudhën e verës, kanë qenë gjithmonë në fuqi.

Ky kufizim është bërë për shkaqe sigurie, duke patur parasysh se Pashalimani është baza më e madhe dhe më e rëndësishme detare luftarake në vend.

Futja nëpërmjet bazës, orar pa orar siç kërkojnë sipërmarrësit në Karaburun, nuk do të lejohet dhe është e patolerueshme, përfundon reagimin Ministria e Mbrojtjes.