Opozita në Parlament: Ndryshimi i sistemit, beteja më e drejtë e dekadave të fundit

Në seancën e kësaj të hënë në Kuvend, ku në pjesën më të madhe është diskutuar në lidhje me masat e marra nga qeveria pas tërmetit të 21 shtatorit, opozita ka këmbëngulur në synimin e saj për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari e vlerësoi këtë si betejën më të drejtë të dekadave të fundit.

“Opozita në Parlament është shumë e vendosur që të shtyjë përpara ndryshimin e sistemit. Javën e kaluar. Ne udhëhoqëm një tryezë, e cila ishte me iniciativën e opozitës në parlament, për të patur një tryezë gjithëpërfshirëse me mazhorancën dhe partitë jashtë parlamentit me shoqërinë civile, sa i përket ndryshimit të sistemit. Mendojmë se kjo betejë më e drejtë e dekadave të fundit. Ky është momenti i duhur që ne mund t’ia arrimë për të ndryshuar sistemin”, tha Rudina Hajdari.

Shkarkoni aplikacionin e A2