Princi i Arabisë Suadite: Ndaloni Iranin për të shpëtuar naftën

Publikuar më: 30/9/2019, ora 10:40
salman 1024x576

Princi i Arabisë Suadite: Ndaloni Iranin për të shpëtuar naftën

Publikuar më: 30/9/2019, ora 10:40

Çmimi e naftës do të prekte vlera të paimagjinueshme nëse bota nuk vepron për të ndaluar Iranin. Paralajmërimi vjen nga princi saudit i kurorës Muhamed Bin Salman, i cili tha se një luftë mes Arabisë Saudite dhe Iranit do të shkatërronte ekonominë globale.

Princi gjatë intervistës së CBS

Reagimi pason sulmet ndaj rafinerive saudite të naftës, që besohet të jenë kryer nga Teherani.  Në një intervistë për CBS Bin Salman u shpreh se “nëse bota nuk ndërmerr një aksion të vendosur e të fortë për të ndalur Iranin do të shohim një përshkallëzim të mëtejshëm, që do të kërcënojë interesat botërore. Rezervat e naftës do të cenohen dhe çmimet do të arrijnë vlera të paimagjinueshme, të cilat nuk i kemi parë kurrë në jetën tonë”.

Ai tha se rajoni i Lindjes së Mesme kontribuon me 30 përqind të furnizimeve botërore me naftë. Princi i kurorës pranoi gjithashtu përgjegjësi për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, por mohoi ta kishte urdhëruar personalisht atë.

“Si lider i Arabisë saudite marr përgjegjësi të plotë, sidomos nëse konsideron se vrasja u krye nga pjesëtarë të qeverisë saudite. Ishte e gabuar dhe do të marrë të gjitha masat që diçka e tillë të mos përsëritet në të ardhmen. Disa mendojnë se duhet të di se ç’ bëjnë 3 milion njerëzit që punojnë për qeverinë saudite, por kjo është e pamundur“, deklaroi princi suadit.

Princi që konsiderohet si udhëheqësi de fakto i Arabisë Saudite, dyshohet se është i përfshirë personalisht në vrasjen e gazetarit kritik të regjimit të Rijadit. Gazetari me pasaportë amerikane u masakrua në konsullatën saudite në Turqi në 2 tetor të 2018-tës.