Protestë në Orikum, banorëve nuk i lejohet kalimi nga baza e Pashalimanit gjatë natës

Banorët e Orikumit kanë bllokuar rrugën kombëtare për të protestuar për vendimin për të mos lejuar kalimin e tyre në bazën e Pashalimanit, përtej orarit 08.00-17.00.

Kjo iniciativë, që erdhi pas mbledhjes së Komitetit për Zonat e Mbrojtura,  sipas peshkatarëve shkon në dem të tyre, dhe se rrezikojnë falimentimin.  

Protestuesit kërkuan një takim me drejtuesit e bazës ushtarake dhe të Ministrisë së Mbrojtjes për zgjidhjen e situatës.

Protesta ka vijuar për rreth një orë ndërsa protestuesit kanë bllokuar rrugën. Në rast se nuk jepet zgjidhje ata kanë deklaruar se do të vijojnë protestat.

Shkarkoni aplikacionin e A2