Qeveria greke: Jemi në krizë, zhvendosja e emigrantëve vazhdon

Greqia do të vazhdojë të zhvendosë azilkërkuesit nga kampet e mbipopulluara në ishuj, drejt kontintentit.

Këtë e bënë të ditur zyrtarë të qeverisë pas një mbledhjeje kabineti, e thirrur pas tragjedisë në kampin e Morias, në Lesbos.

Zv/ministri për Mbrojtjen e Qytetarit, Lefteris Ekonomu, tha: “250 vetë do të largohen nga kampi i Morias që të hënën pasdite. Ne po përjetojmë një krizë kombëtare. Eshtë shumë e rëndësishme që të gjithë ne së bashku të tregojmë përgjegjësinë që vetëm grekët mund ta tregojnë në momente të vështira. Është shumë e rëndësishme për të përballuar krizën”.

Shkarkoni aplikacionin e A2