Reforma Zgjedhore, BE refuzon strukturën e posaçme propozuar nga PD

Pas OSBE edhe Bashkimi Europian refuzon propozimin e Partisë Demokratike, për të qenë pjesë e strukturës së posaçme për Reformën Zgjedhore. Zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Kociajancic thotë për A2 se kjo nuk është një çështje që i takon BE dhe apelon për dialog mes palëve.

“Nuk i takon Bashkimit Europian që të përcaktojë ose të bëjë komente mbi strukturën që duhet të përdoret për të lehtësuar konsultimet dhe më tej reformën zgjedhore. BE rithekson nevojën që të gjithë aktorët politikë të demonstrojnë gatishmëri të vërtetë për të kontribuar, përmes dialogut konstruktiv dhe të avancojnë punën për reformën zgjedhore”

Zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Kocijancic

Refuzimi i parë për këtë propozim me të cilin PD u paraqit në tryezën për reformën zgjedhore ishte ai i ambasadorit të OSBE Bernard Broschard, i pyetur po nga A2.

Brenda 24 orëve nga propozimi, edhe mazhoranca nëpërmjet Kryeministrit Rama e refuzoi ofertën e DP. Sipas Ramës, reforma do të ndahet në 2 faza, ku e para do të jetë miratimi në bllok e pa ndryshime i rekomandimeve të ODIHR. Por kjo qasje duket se nuk gjen as mbështetjen e opozitës parlamentare, e cila ka votat për miratim.

Shkarkoni aplikacionin e A2