Shiten për 25 milionë euro makinat e djalit të diktatorit afrikan, paratë për të varfrit

U shitën në Zvicër të gjitha 25 makinat super të shtrenjta që i përkisnin djalit të ish presidentit të Guinea Bissau, Teodoro Obiang, i cili sundoi për 4 dekada në vendin e vogël afrikan.

Teodoro Nguema Mangue, djali i ish diktatorit të Guinea Bissau

Teodoro Nguema Mangue, djali i diktatorit afrikan, njëkohësisht edhe zëvendës president i vendit, u akuzua për pastrim parash nga autoritetet zvicerane, dhe si pasojë iu sekuestrua koleksioni i tij i makinave të luksit.

Ankandi, i ndodhur në një klub golfi afër Gjenevës, ishte një sukses nga i cili u arkëtuan rreth 25 milion euro. Koleksioni përfshinte modele të rralla si një Lamborghini Veneno, një model La Ferrari dhe një Koenigsegg One, ekzemplarë pothuajse unik në botë.

Një lajm i mirë është edhe fakti që shuma e konsiderueshme do të shkojë në projekte bamirësie pikërisht në vendin e pasur nga burimet e shumta të naftës,  por të shfrytëzuar prej dekadash nga familja Obiang.

Shkarkoni aplikacionin e A2