Shtëpia e ëndrrave del në shitje – A2

Shtëpia e ëndrrave del në shitje

Një agjenci për pronat e patundshme në Suedi ka nxjerrë në shitje shtëpinë e ëndrrave! Po, po bëhet fjalë për shtëpinë që e ëndërrojnë pothuajse të gjithë.

Shtëpia në fjalë është e ndërtuar në një ishull shumë të vogël të quajtur Gasharsskaret. Ka ndërtesën qendrore dhe shtëpi më të vogla për miqtë. Pamja është e mrekullueshme.

Agjentët e kompanisë e këshillojnë si shtëpinë ideale për pushime, por që mund të përdoret dhe për konferenca.  Ndërtesa është e pajisur me të gjitha facilitetet, madje ka dhe një vend ku mund të ulet helikopteri. Për ndërtimin e saj janë dashur plot 11 vjet dhe mund të bëhet e juaja për vetëm 1.4 milionë dollarë.