
Skandali ukrainas, Trump: Meritoj të takohem me akuzuesin tim
Presidenti Donald Trump dëshiron të takojë informatorin e inteligjencës, i cili “paraqiti një bisedë perfekte me një lider të huaj plotësisht në një mënyrë të pasaktë dhe mashtruese”, siç e përkufizoi Trump bisedën me presidentin ukrainas Zerensky.
“Ajo që po ndodh tani është mashtrimi më i madh në historinë e politikës Amerikane”, deklaroi presidenti i SHBA.
Demokratët nuk janë dakord, dhe thonë se presidenti përfitoi nga pushteti I tij për të nxitur ndërhyrjen e Ukrainës në zgjedhjet e 2020.
Sipas ligjvënësit demokrat Hakeem Jeffries, “këto janë prova serioze të shkeljes së ligjit, presidenti tradhtoi betimin e tij”. Një transkriptim nga Shtëpia e Bardhë shfaq presidentin Trump ndërsa i kërkon vazhdimisht homologut Volodymyr Zelensky që të hetojë kandidatin demokrat, Joe Biden dhe të birin Hunter.
Për republikanin Kevin Mc Carthy, “Presidenti nuk bëri diçka gjatë telefonatës së tij që mund ta shkarkojë”.
Trump mohon të ketë kryer ndonjë shkelje, ndërsa kritikët e hetimit për shkarkim thotë se po përjetojnë të njëjtën situatë që pasoi hetimin e prokurorit special, Robert Mueller për Rusinë. Por Demokratët nuk janë dakord.
Sipas Adam Schiff, kryetar i Komitetit të Inteligjencës, “pavarësisht asaj që kemi kaluar këto dy vite, presidenti e kuptoi se është e paligjshme të kërkosh asistencë të huaj për fushatën. Menjëherë pasi Mueller dëshmoi, ai përsëriti veprimet e tij”.
Nëse veprimet e tij çojnë drejt shkarkimit, kjo do të zbulohet së shpejti.