United nuk ia del, “Topçinjtë” dalin me një pikë nga “Old Trafford”

WhatsApp Image 2019 09 30 at 21.42.08 1100x620

Ka përfunduar në barazim 1-1 supersfida përmbyllëse e javës së 7 në Premier League mes Manchester United dhe Arsenal. Djemtë e Solskjaer hasën një rival të fortë në ndeshjen e radhës në shtëpi duke treguar edhe njëherë se janë larg pritshmërive në këtë sezon.

Manchester kaloi i pari në avantazh në minutën e 45 të pjesë së parë falë një kundërsulmi të shpejtë të konkretizuar në gol nga McTominay.  Pas pushimit të ndeshjes “Topçinjtë” treguan se nuk kishin shkuar thjesht si vizitorë në “Old Trafford” dhe në minutën e 58 barazuan ndeshjen me Aubameyang.

Minutat e mbetura Manchester United tentoi gjithçka por nuk ia doli të marrë tre pikë pasi gaboi shumë para portës. United aktualisht ndodhet në vendin e 10 me 9 pikë ndërsa Arsenali renditet i 4-ti me 12 pikë.

  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, Sfidat për zgjedhje të lira!
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, i ftuar Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, i ftuar ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, të ftuar dhe analistët Edlira Gjoni dhe Mentor Kikia
  • LAJMI I FUNDIT | Celibashi shpjegon në “Absolut 4” mënyrën si duhet të votojmë në zgjedhje
  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për votën e emigrantëve, Celibashi: Procesi ishte shumë kritik
  • LAJMI I FUNDIT | Celibashi: Nuk donim të vinim në diskutim kredibilitetin e këtij procesi
  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për votën e emigrantëve, Celibashi: Njëra nga palët nuk do ta pranonte