Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vrasja e Santiago Malkos, Apeli lë në burg personin e vetëm të arrestuar

Nga A2 CNN
30 Shtator 2019, 14:37 | Kronikë
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli lë në burg personin e vetëm

Gjykata e Apelit Tiranë la të pa ndryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Blendi Tetën, të vetmin person të arrestuar në lidhje me vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Një treshe e Apelit, e kryesuar nga gjyqtari Ridvan Hado, vendosi mospranimin e ankimit të bërë nga Teta për ndryshimin e masës së dhënë nga Shkalla e Parë.

Teta akuzohet për “moskallëzim krimi” dhe “pengim në zbulimin e së vërtetës”, edhe pse ai pretendon se nuk ka lidhje me vrasjen e ish-policit. Megjithatë, në deklarimin e dhënë në polici ai ka pohuar se ditën e ngjarjes ka drekuar me disa persona në një lokal në zonën e Freskut. Më tej ata janë çuar duke thënë se kanë punë për të bërë dhe kanë lëvizur me dy automjete. Pranë zonës së Porcelanit kanë parë një BMW. Në këtë moment Tata ka zbritur dhe është larguar përmes një taksie deri në “Don Bosko”.

Malko u ekzekutua më 27 gusht në mbrëmje, nga persona ende të paidentifikuar, të cilët qëlluan në drejtim të mjetit të tij në lëvizje. Ai ishte ish-efektiv i Policisë së Shtetit, por njihej edhe si mik i Ervis Martinajt. Për vrasjen Gjykata e Tiranë ka vendosur si masë sigurimi personal “arrest me burg” në mungesë, ndaj 8 personave nën hetim: Leonard Duka, 33 vjeç; Erlis Duka, 29 vjeç; Ilir Selmani, 34 vjeç; Oltian Loga, 38 vjeç; Dritan Agaj, 38 vjeç; Fatmir Hyseni Musai, 42 vjeç Aleksdandër Maxhaku, 37 vjeç; Xhoni Nica, 24 vjeç.

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për t’i klasifikuar në kuadrin e një grupi të strukturuar kriminal të dyshuarit për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë