Xhihadistët sulmojnë bazën amerikane në Somali

Publikuar më: 30/9/2019, ora 20:47

Xhihadistët sulmojnë bazën amerikane në Somali

Publikuar më: 30/9/2019, ora 20:47

Një bazë amerikanë në Somali që përdorej për të stërvitur forcat komando vendase u bë objekt sulmi i militantëve xhihadistë. Shpërthime të fuqishme dhe të shtëna të vazhdueshme me armë u regjistruan në bazën amerikane pranë aeroportit të Baledogle në jug të rajonit të Shabelle.

Grupi militant Al Shabab mori përgjegjësinë e sulmit ku u përdor dhe një autobombë për të shpërthyer derën kryesore të bazës përpara se xhihadistët të dërgoheshin brenda saj.

Zyrtarë të ushtrisë lajmërojnë se asnjë ushtar nuk mbeti i plagosur në këtë ngjarje dhe se xhihadistët u tërhoqën pasi nuk mundën të thyenin perimetrin tjetër të sigurisë.