Zbulohet “fabrika e fëmijëve”, shpëtohen 19 gra shtatzëna

19 gra shtatzëna dhe 4 fëmijë janë shpëtuar nga ajo që është quajtur “fabrika e fëmijëve” në Nigeri.

Policia në Lagos bastisi 4 ndërtesa të hënën, duke zbuluar gra të moshës nga 15 deri në 28 vjeç, së bashku me foshnjat. Po ashtu, policia ka vënë në pranga edhe dy persona që mendohet se kanë punuar si infermierë të pa trajnuar. Megjithatë, policia është ende në kërkim të dy të dyshuarve kryesorë.

Hetuesit kanë thënë se fëmijët do të trafikoheshin dhe shiteshin nga 700 deri në 1 mijë paund. Shumica e vajzave mashtroheshin duke lënë shtëpinë e tyre në fshatra me premtimin se do të punonin si pastruese në Lagos, por ka ndodhur krejt e kundërta. Ato janë përdhunuar për të mbetur shtatzënë. Ndërsa disa nga gratë kanë pranuar të mbesin shtatzënë në bazë të pagesës, por i kanë thënë policisë së nuk kanë marrë para.

Skandali u zbulua më 19 shtator kur dyshimet e para nisën nga fqinjët, të cilët po shihnin gjithë e më shumë gra shtatzëna në rrugë.

Shkarkoni aplikacionin e A2