Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

70 vjet Kinë komuniste, Presidenti Jinping: Askush nuk mund të na ndalë

Nga A2 CNN
1 Tetor 2019, 10:54 | Bota

“Asnjë forcë nuk mund ta ndalë Kinën”. Ishte ky mesazhi që përcolli Presidenti Xi Jinping në fjalimin e mbajtur në sheshin Tienanmen, para se të inspektonte trupat që morën pjesë në paradën ushtarake për 70-vjetorin e Republikës Popullore. 

“Asnjë forcë nuk mund ta lëkundë shtetin tonë apo të ndalë popullin kinez të bëjë përpara”, tha Jinping.

Në paradën ushtarake me rastin e 70-vjetorit të themelimit të republikës u prezantuan për herë të parë raketat ndërkontinentale DF41 me karburant të ngurtë, të cilat janë në gjendje të arrijnë në territorin amerikan brenda një ore.

Pjesë e paradës madhështore janë edhe portretet e udhëheqësve dhe ish-liderëve të Republikës Popullore, duke filluar nga Mao Zedong, Deng Xiaoping, Hu Jintao e për ta mbyllur me liderin aktual Xi Jinping, i konsideruar si promovuesi i epokës së re. Në fjalimin e tij, Jinping premtoi prosperitet dhe qëndrueshmëri për Hong Kongun dhe Makaon, rajonet gjysmëautonome që bazohen në parimin një vend, dy sisteme.

Ai siguroi se përpjekjet për bashkimin e plotë do të vazhdojnë: “Ne duhet të ruajmë të palëkundura parimet e një bashkimi paqësor dhe ato të një vendi e dy sisteme, duke garantuar stabilitet afatgjatë në Hong Kong dhe Makao”. 

Parada ushtarake zgjati 3 orë dhe në të morën pjesë rreth 15 mijë trupa dhe 100 mijë civilë. Aktiviteti u eklipsua disi nga smogu, që pavarësisht mbylljes së fabrikave ndotëse gjatë javës, nuk u zhduk.   

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani