Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

“Deri sa vdekja të na ndajë”... fotot e dasmës buzë greminës

Nga A2 CNN
1 Tetor 2019, 12:15 | Lifestyle

Një çift është parë të realizojë fotot e dasmës në një shkëmb tepër të rrezikshëm në jug të Anglisë, mbi 120 metra të lartë, edhe pse po aty, dy vite më parë, një studente rrëshqiti dhe humbi jetën ndërsa po përpiqej të realizonte një foto.

Turistët janë paralajmëruar disa herë nga autoritetet për të bërë kujdes, pasi dheu është i rrëshqitshëm në disa pika dhe është e lehtë të humbësh ekuilibrin, sidomos në mot të keq me shi. Por të sapomartuarit i injoruan ato dhe u pozicionuan vetëm disa centimetra buzë greminës.

Në prill, një burrë u fotografua duke rrezikuar jetën e djalit të tij buzë shkëmbit ndërsa në shumë raste, turistë të tjerë kanë rrezikuar të bien, pasi afrohen për të parë poshtë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani