Forcohet euro, valuta ngjitet në kuotën e 122.1 lekëve

Euro ka rifituar pikë kundrejt monedhës vendase. Një lëvizje e pritshme kjo me mbylljen e sezonit turistik për shkak të prurjeve nga turistët dhe emigrantët, dhe e ndikuar gjithashtu nga ankandi i letrave me vlerë të Bankës së Shqipërisë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës Qendrore, monedha europiane këmbehet sot në tregun vendas për 122.1 lekë.

Megjithatë, pavarësisht trendit rritës të euros, ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se valuta pritet të mbyllë vitin në kuotën e 123 lekëve.

Përveç euros, edhe monedhat e tjera kanë shënuar rritje kundrejt lekut këtë të martë. Sipas Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan është këmbyer me 112 lekë, ndërsa valuta britanike për 137.7 lekë.

Shkarkoni aplikacionin e A2