Hong Kong, protesta të dhunshme edhe në festën kombëtare

Nëse në Pekin dita kombëtare u festua me parada e fjalime patriotike, rrugët e Hong Kongut u mbushën me protestues. Pavarësisht pranisë së shtuar policore, mijëra vetë, me çadra dhe shkopinj në duar, dolën në shesh duke sfiduar urdhrin ndalues të qeverisë.

Në kohën kur një grup funksionarësh merrnin pjesë në një ceremoni përkujtimore me dyer të mbyllura, policia hidhte gaz lotsjellës dhe ndalonte protestuesit nëpër rrugë e mjete të transportit publik. Gjithsesi aksioni nuk i ndali protestuesit të cilët u kundërpërgjigjën me bomba molotov,  gurë dhe çadra.

Prej 4 muajsh, ish kolonia britanike është përfshirë nga protestat e trazirat, duke u kthyer në sfidën më të fortë për presidentin kinez Jinping që prej ardhjes në pushtet.

  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama për A2: Nuk do të biem në pesimizëm për negociatat
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama për A2: Tani kanë hyrë në lojë të gjithë të mëdhenjtë
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Ka një barrikadë nga ana e Francës për të ndryshuar natyrën e procesit
  • LAJMI I FUNDIT | Rama në Bruksel: Ndarje nga Maqedonia? S’jemi në këto kushte