Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

I vodhi orën shokut të skuadrës, klubi merr vendimin drastik

Nga A2 CNN
1 Tetor 2019, 19:11 | Futboll
I vodhi orën shokut të skuadrës, klubi merr vendimin drastik

Ekipi i Nice në Ligën e Parë franceze vendosi të ndërpresë kontratën me futbollistin Lamine Diaby-Fadiga pasi ai pranoi se i kishte vjedhur orën që kushtonte 70 mijë euro, në dhomat e zhveshjes, shokut të ekipit Lamine Diaby-Fadiga.

Futbollisti danez, Dolberg bëri një denoncim më 16 shtator në polici pasi i kishin vjedhur orën e shtrenjtë në dhomën e zhveshjes së ekipit.

Në një deklaratë për shtyp klubi francez njoftoi se rrugët e Nice dhe Lamine Diaby-Fadiga tashmë janë të ndara. “Pas vjedhjes së orës së Kasper Dolberg brenda ambienteve të brendshme të klubit dhe pranimit të fajësisë nga lojtari, klubi vendosi të anulojë kontratën me të dhe ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Përmbi të gjitha vlerësimeve sportive dhe financiare, Nice nuk mund të pranojë një sjellje të tillë që dëmton besimin” shkruhet në deklaratën e klubit.

Kasper Dolberg u transferua te Nice në merkaton e kësaj vere nga Ajax ndërsa Diaby-Fadiga ishte pjesë e tij prej 3 vitesh.

A2 CNN Livestream

Dita jonë