Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kriza e emigrantëve, Greqia me një sistem të ri azili

Nga A2 CNN
1 Tetor 2019, 13:54 | Ballkani

Mbi 200 emigrantë dhe refugjatë u zhvendosën të hënën nga ishulli grek i Lesbosit drejt kontinentit, në përpjekjen për të lehtësuar situatën në kampin e tejmbushur. Një zjarr që shpërtheu gjatë përleshjeve të azilkërkueseve me policinë në kampin e e Morias të dielën, i mori jetën 2 personave e plagosi 17 të tjerë.

Emigrantët u transferuan me traget dhe u vendosën në kampe apo akomodimet e tjera në Atikë dhe Peloponez. Vendi po përballet me një fluks të ri ardhjesh nga Turqia. Zëdhënësja e UNHCR-së në Lesbos Astrid Castelein parlajmëroi se situate po del jashtë kontrollit, dhe jeta e emigrantëve ishte në rrezik. 

Zëdhënësja e UNHCR-së në Lesbos, Astrid Castelein

 “Transferimi i  refugjatëve është i mirëpritur pasi situata po del jashtë kontrollit. Në një kamp me kapacitetet prej 2300 personash po qëndrojnë aktualisht 12 e 200 të tillë. Kjo po reflektohet në siguri dhe po rrezikon azilkërkuesit që gjenden atje”, deklaroi Castelein.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis zhvilloi një mbledhje kabineti të hënën, ku u diskutuan masa të tilla si intensifikimi transferimeve drejt kontinentit, forcimi i patrullimeve kufitare në det, kthimi i izolanteve të cilëve u është refuzuar kërkesa dhe një sistem më efikas azili.

https://a2news.com/2019/09/02/kampi-i-tejmbushur-greqia-largon-qindra-emigrante-nga-lesbos/

Një projektligj i propozuar nga ministri për  mbrojtjen civile parashikon rregulla më strikte dhe detyron aplikuesit të bashkëpunojnë me autoritetet kombëtare.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani