Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kupa e Shqipërisë, tre skuadra elitare në fushë. Kualifikimi, formalitet

Nga A2 CNN
1 Tetor 2019, 12:00 | Futboll
Kupa e Shqipërisë, tre skuadra elitare në fushë.

Pas emocioneve të përziera të derbit, mes spektaklit dhe dhunës, futbolli rikthehet, këtë herë me ndeshjet e kthimit në Kupën e Shqipërisë.

Tre skuadra elitare zbresin në fushë për të formalizuar kualifikimin në turin e dytë. Në Grupin A, Partizani do të presë Vorën, pas suksesit 3 me 0 në takimin e parë. Kjo ndeshje është një mënyrë për trajnerin Lerda që të aktivizojë lojtarët të cilët kanë patur më pak hapësira.

Në Grupin B zbresin në fushë Luftëtari dhe Kukësi. Gjirokastritët kanë fituar minimalisht ndeshjen e parë me Turbinën, ndërsa nënkampionët e Shqipërisë janë praktikisht të kualifikuar, pas suksesit 3 me 1 me Shkumbinin.

Takimet e tjera të Kupës do të luhen ditën e mërkurë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë