Lushnja zgjohet me atentat, vdes 35-vjeçari

Mëngjesin e së martës, rreth orës 08:15, në një lokal në lagjen “Skënder Libohova” të Lushnjës, dy persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të shtetasit me iniciale B.H., 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-dalje të qytetit, në aksin rrugor Lushnjë-Tiranë, Lushnjë-Fier dhe Lushnjë-Berat.

Për zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë.

Shkarkoni aplikacionin e A2