Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Nga muzika te moda, Rita Ora nuk di të pushojë!

Nga A2 CNN
1 Tetor 2019, 18:49 | Showbiz

Në shtator mbylli turneun botëror ku prezantoi albumin e saj të dytë, “Phoenix”, por pavarësisht këtij fakti, Rita Ora nuk ka ndërmend të pushojë aspak.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm në këtë turne, këngëtarja me origjinë shqiptare ka kaluar nga muzika në industrinë e modës, duke prezantuar koleksionin e ri të veshjeve në bashkëpunim me “Escada”.

Në eventin e zhvilluar gjatë Javës së Modës në Paris, Rita tregoi edhe njëherë tjetër stilin e saj të veçantë, duke marrë të gjithë vëmendjen e veshur e gjitha me të kuqe.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani