Panik në Finlandë, sulm me shpatë në kolegj, viktima e të plagosur

Publikuar më: 1/10/2019, ora 16:59
sulmi finlande mb.duplicate frame 1143 1024x576

Panik në Finlandë, sulm me shpatë në kolegj, viktima e të plagosur

Publikuar më: 1/10/2019, ora 16:59

Të paktën 1 i vdekur dhe 10 të plagosur, nga të cilët dy në gjendje të rëndë. Është ky bilanci, ende fillestar i një sulmi që tronditi Finlandën paraditen e së martës.

Sipas dëshmive, një student i armatosur me shpatë hyri në kolegjin e Savos duke qëlluar disa persona. Agresori u arrestua ndërsa të plagosurit u dërguan në spital. 

Kryeministri Anti Rine tha se dhuna ishte tronditëse dhe totalisht e papranueshme. Finlanda konsiderohet një vend relativisht i sigurt më një total prej 73 vrasjesh në 2017-tën, por një pjesë e madhe e popullsisë zotëron armë.