Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Policia greke: Si u shkatërrua rrjeti i trafikut të drogës Shqipëri-Turqi

Nga A2 CNN
1 Tetor 2019, 13:33 | Kronikë
Policia greke: Si u shkatërrua rrjeti i trafikut të drogës

Policia greke ka dhënë sot detaje nga aksioni ku u sekuestruan 1700 kg drogë dhe u arrestuan 4 skafistë shqiptarë.

Policia e shtetit fqinj sqaron se bëhet fjalë për një rrjet trafiku të kanabisit dhe heroinës nga Shqipëria në Turqi. Po ashtu, policia greke deklaron se Vlora është pikënisja e gomoneve, ndërkohë që dy trafikantë janë ende në kërkim.

“Në datën 25 shtator jemi njoftuar për dy gomone që po tentonin të transportonin drogë në brigjet e Turqisë. U organizua operacion nga policia dhe Roja Bregdetare dhe ky operacion rezultoi në kapjen e një gomoneje dhe arrestimin e 3 personave që ndodheshin në të. Në datën 29 shtator u zbulua një gomone tjetër me një shtetas në zonën detare të Agistrio. U arrestua skafisti. Për të njëjtën çështje janë në kërkim edhe dy shtetas të tjerë”, thekson policia.

“Ata zgjidhnin të lundronin në ditë me vranësira, erëra të forta dhe det mbi 5-6 ballë. Në datën 30 shtator, në ishullin Piperi u gjetën dhe sekuestruan 106 pako me 1 ton 172 kg marijuanë”, shton komunikata.

A2 CNN Livestream

Dita jonë