Rusët largohen nga vesi, nuk pijnë më alkool – A2

Rusët largohen nga vesi, nuk pijnë më alkool

Untitled collage 4 1100x620

Rusët prej kohësh konsideroheshin si një ndër popujt në botë që konsumonin më shumë alkool, por nuk ndodh më kështu. Sipas një raporti të bërë kohët e fundit nga Organizata Botërore e Shëndetit konsumi i alkoolit në Rusi është ulur në masën 43% nga viti 2003 në vitin 2016.

E gjitha kjo ka ardhur si pasojë e një plani masash kundër alkoolit të implementuara nga qeveria si dhe shtyrja drejt bërjes së një jete të shëndetshme.

Sipas raportit konsumimi i alkoolit ka qenë një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore me fatalitete në Federatën Ruse, sidomos tek njerëzit e aftë për punë.

Pas këtyre shifrave dramatike erdhi dhe ndërhyrja e qeverisë ruse e cila ndërmori fushata të mëdha parandaluese, rriti taksat ndaj alkoolit si dhe ndaloi shitjen e pijeve në disa orë të caktuara të ditës.