Sekuestrohen 13 mln euro “cash” në Amsterdam, arrestohen edhe 2 shqiptarë

Policia holandeze ka sekuestruar një shumë rekord prej 12.8 milionë euro “cash” gjatë një operacioni të zhvilluar së fundmi në Amsterdam.

Sipas mediave holandeze, operacioni ka qenë i lidhur me një sasi droge të kapur më 12 shtator të këtij viti, ndërsa janë vënë në pranga 7 persona, dy prej të cilëve nga Shqipëria. Arrestimet janë kryer në katër zona të ndryshme në kryeqytetin holandez, ndërsa të arrestuarit e tjerë janë dy gra nga Kolumbia, një burrë nga Zelanda e Re dhe një nga Maroku.

Policia ka nisur operacionin pas të dhënave se persona nga Kolumbia do të transportonin drogë drejt Holandës. Sipas shefit të policisë së Amsterdamit, kjo është sasia më e madhe e parave “cash” të kapura ndonjëherë në Holandë.

Emrat e dy shqiptarëve të arrestuar nuk janë bërë të ditur.

Shkarkoni aplikacionin e A2