Pamjet dramatike të shembjes së një ure në Tajvan të martën në mëngjes janë përhapur me shpejtësi në internet. Deri tani nuk janë raportuar viktima, por 6 persona mendohet të kenë mbetur të bllokuar nën rrënoja.
Ura 137 metra e gjatë, me një hark 18 metra të lartë, u shemb në fshatin buzë oqeanit Paqësor Nanfangao në lindje të Tajvanit. 14 persona mbetën të plagosur, ndërsa më shumë se 60 vetë, pjesë të forcave ushtarake, po kërkojnë për njerëzit që mendohet të kenë ngecur poshtë gërmadhave.
Ura u shemb vetëm një orë pasi një tajfun kaloi në ishull, por zyrtarët lokalë nuk konfirmuan se ai kishte dobësuar. Në momentin e shembjes, një kamion që po kalonte mbi të ra mbi varkat që ndodheshin nën ujë.
Ura Nanfangao ishte përuruar në vitin 1998, e ngritur për të zëvendësuar një urë më të ulët ëë pengonte kalimin e mjeteve lundruese.